Te reja nga Rimini......
Rimini 20 mars - 1° Kongres i Leges Nacionale te Shoqatave Shqiptare e Arberesh ne Itali. Kliko ketu

Kush eshte Alban Kraja
Nenshkruaj
Fshije



 


Per ç'do informacion me shkruaj
 
 


Ka lindur ne Shkoder - Shqiperi ne vitin 1970
Ka mbaruar universitetin "Luigj Gurakuqi"ne Shkoder.
Dega Gjuhe-Letersi shqipe.

Eshte nje nga pioneret e gazetarise se pavarur shqiptare te mbas diktatures, bashkethemelues i sindikates se pare te gazetareve te pavarur shqiptare.

Ne vitin 1992 ka themeluar gazeten e pavarur "Lajmetari", duke e drejtuar per dy vjet me sukses e duke e bere ate nje nga gazetat me te shitura ne vend. Gjithmone ne '92 eshte zgjedhur nga studentet e Universitetit si President, i Unjonit Studentor per Mbrojtjen e te Drejtave te njeriut ne Kosove.
Qe nga viti 1993 eshte rezident ne provincen e Riminit ( Itali ).
Qe nga viti 1996 eshte President i shoqates "Iliria"(Shoqata e te gjithe shqiptareve ne itali me qender ne Rimini)
Ne vitin 1998 ka publikuar librin e tij te pare ne gjuhen italiane "Shqiperia Antike-24 Perandore shqiptare ne drejtimin e Romes"(" L'Antica Albania-24 Imperatori albanesi alla guida di Roma ") qe eshte ribotuar ne vitin 2001 nga shtepia botuese "Besa" ne Pulja ( Ita ), nderkohe ne vitin 1999 ka publikuar librin e tij te dyte me titull "Kosova - mbijetesa e nje populli" ( " KOSOVO - la sopravvivenza di un popolo ") "
Se shpejti do te dale ne shitje romani i tij historik " Skenderbeg - mbrojtesi i qyteterimit perendimor"(Skenderbeg - Il difensore delle civilta' occidentale")

Qe nga viti 2000 eshte zgjedhur pergjegjes i zyres se segretarise per bashkepunime internacionale dhe te konsultimit qytetar ne komunen e Riminit.
Qe nga 2000 eshte pjestare i konsultes provinciale mbi emigracionin kryesuar nga Prefekti i Riminit.
Ne qershor te 2001 kandidoj per deputet ne zgjedhjet parlamentare shqiptare.
Ne maj 2002 eshte zgjedhur, si kandidat i listes "Iliria", keshilltar provincial i keshillitte Emigranteve te provinces se Riminit" unikal ne gjithe italine si nje insitut i votes se lire dhe demokratike.
Ne qershor te 2002 u zgjodh President i Keshillit te Emigranteve.
Kete detyre e mban edhe sot.
Si ekspert ne ceshtjet politike e sociale te Europes Lindore dhe Ballkanit ne vecanti bashkepunon me organe te ndryshme te shtypit italian e te huaj. Shpesh ka qene i ftuar ne emisionet televizive italiane nga gazetaret e mirenjohur Maurizio Costanzo e Mikele Santoro per te shprehur opinionet e tij.


 
   

SHKODRA
kryeqyeteti ilirise
antike
dhe

RIMINI

 


Kreu - Biblografi - Permbledhjezyrtare - Aktivitete politike - Arbria